Prezantim i Institucionit Arsimor Lite Regal

Mirë se vini në Institucionin Arsimor Lite Regal (LRE) dhe në ofertat tona të shumta lidhur me kurset arsimore të shkollës verore të bazuara mbi standardet e Universitetit të Kembrixhit dhe Universitetit të Londrës. Çdo vit ne u ofrojmë të rinjve mundësinë për të studiuar lëndët e tyre të preferuara, shpesh herë të padisponueshme në shkollat e tyre të mesme, në një prej Kolegjeve prestigjioze të Universitetit të Kembrixhit apo Universitetit të Londrës.

Plotësisht i dedikuar ndaj ofertës së ekselencës akademike, punojmë me grupmoshat13 deri në 18 vjeç për të ofruar njohuri paraprake mbi Lëndët akademike të përzgjedhura prej tyre. Ky Kurs dhe kjo kohë do t’i ndihmojë ata më vonë gjatë studimeve në Universitetin e përzgjedhur prej tyre apo dhe gjatë rrugëtimit të karrierës së tyre.

Një veçanti e Shkollës Verore të Institucionit Arsimor Lite Regal janë udhëtimet në terren, të mirë organizuara dhe tepër interesante, të cilat u ofrojnë studentëve një depërtim të veçantë në Industrinë e lëndëve të përzgjedhura. Për shembull, studentët e Kursit të Biznesit do të vizitojnë Google Campus, si pjesë e programit të Kursit të tyre.

Kurset tona zhvillohen që prej vitit 1993 dhe përditësohen, përmirësohen dhe modifikohen çdo vit në përputhje me ndryshimet akademike e me nevojat e studentëve.

Shkollat Verore të Lite Regal janë tepër të njohura dhe të frekuentuara.  Studentë nga e gjithë bota janë pjesë e këtyre kurseve.

Zyrat tona janë të vendosura në 2 nga Qytetet Universitare më të mira, në Kembrixh dhe Londër.

Pse të zgjidhni Lite Regal?

Siguri

Siguria e studentëve është prioriteti ynë kryesor. Si realizohet kjo?

  • Çdo student ka një mësues të përkushtuar adult i cili kujdeset për të.
  • Mësimdhënia dhe akomodimi realizohen brenda zonës së sigurt të Kampusit Universitar.
  • 24 orë linjë telefonike e disponueshme.
  • Akomodim dhe ambiente të sigurta të ofruara nga Stafi i Sigurimit Universitar duke garantuar moslejimin e personave të paautorizuar në këto ambiente.
  • Brenda kampusit dhe zonave të fjetjes, një anëtar i stafit të Lite Regal është gjithmonë i pranishëm dhe i disponueshëm.

Përsosmëri Akademike

Ne nuk ofrojmë thjesht shkollim akademik; ofrojmë kohën dhe përkushtimin tonë duke u siguruar që studentët të largohen akademikisht të sigurtë dhe optimistë për të ardhmen e tyre.    

Mësues të kualifikuar

Fokusi ynë është i përqendruar në klasa me grupe të vogla, ku mësimdhënia realizohet nga mësues të kualifikuar, të diplomuar nga Universiteti i Oksfordit, i Kembrixhit apo nga një prej universitete kryesore.

Studentët

Programet tona frekuentohen nga pjesëmarrës të kombësive të ndryshme duke u ofruar kohën e nevojshme për të eksploruar lëndët e përbashkëta të përzgjedhura prej tyre. Aktivitetet sociale dhe kulturore kombinohen me mësimdhënien intensive akademike, duke siguruar për secilin student një eksperiencë dhe një ndryshim jetësor të paharrueshëm.

Lëndë Motivuese

Janë lëndë jashtëzakonisht motivuese, sfiduese dhe eksploruese, të cilat u mundësojnë studentëve të testojnë lëndët e tyre të preferuara paraprakisht ndjekjes së tyre në  Universitet. Studentët e talenteve të ngjashme qëndrojnë së bashku, duke gërshetuar kohë të këndshme dhe kohë akademikisht të dobishme.

Dhe SHUMË MË TEPËR….

Akreditimet

Instituti Arsimor Lite është i akredituar nga KBA – Këshilli Britanik i Akreditimit i cili është një organ qeveritar i akredituar në Mbretërinë e Bashkuar. KBA është një simbol i cilësisë në sektorin e arsimit, dhe tepër i vlerësuar nga studentët, prindërit, agjencitë e më gjerë si një garant i standardeve.

Inspektimi ynë rigoroz garanton përkujdesjen e studentëve në të gjitha fushat e mësimdhënies, të menaxhimit, të mirëqenies, të mjediseve dhe shërbimeve të ofruara.

Trajnime akademike të shoqëruara nga Udhëtime mahnitëse në terren

Paralelisht me ofrimin e mësimdhënies shumë të mirë, ne plotësojmë kurrikulën tonë me udhëtimet në terren, duke vizituar një shumëllojshmëri organizatash të lidhura me kurset e përzgjedhura nga studentët. Për shembull studentët e Kursit të Ndërmarrjes së Biznesit vizituan Google Campus ndërsa studentët e Drejtësisë vizituan The Old Bailey, Gjykatën Mbretërore të Drejtësisë.

Datat e Shkollës Verore për vitin 2019

Datat e Kurseve 2 Javore

Seanca e 1-rë

30 Qershor– 15 Korrik 2019

Seanca e 2-të

14 korrik – 27 korrik 2019

Seanca e 3-të

28 Korrik – 10 Gusht 2019

Seanca e 4-të (Vetëm në Londër)

11 Gusht – 24 Gusht 2019

Datat e Kurseve 4 Javore

Seanca e 1-rë

30 Qershor – 27 Korrik 2019

Seanca e 2-të

14 Korrik – 10 Gusht 2019

Seanca e 3-të

28 Korrik – 24 Gusht 2019

Tarifat

Rezidentë

Tarifa për pjesëmarrjen në kursin 2 javor është £3995
Tarifa për pjesëmarrjen në kursin 4 javor është £7350

Jo Rezidentë

Tarifa për pjesëmarrjen në kursin 2 javor është £2950
Tarifa për pjesëmarrjen në kursin 4 javor është £5595

Pyetje të shpeshta: Cili është dallimi midis çmimit rezidencial dhe atij jo-rezidencial?

Çmimet rezidenciale përfshijnë të gjitha vaktet e ngrënies, strehimin dhe shkollimin. Rezervohen kryesisht nga studentë që jetojnë jashtë shtetit dhe që kanë nevojë për strehim në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e programit të Kursit të tyre. Kurset jo-rezidenciale nuk përfshijnë strehim apo ngrënie dhe si të tilla kryesisht rezervohen nga studentë banues në Mbretërinë e Bashkuar. Duke qenë se familjarët e tyre janë të vendosur në Londër apo në Kembrixh, ata nuk kanë nevojë për pjesën e strehimit prandaj zgjedhin vetëm pjesën e shkollimit dhe të aktiviteteve.

Për të rezervuar një vend është e nevojshme Depozita e Pakthyeshme prej £599. Pjesa e mbetur e tarifave të kursit duhet të paguhet 60 ditë përpara fillimit të kursit.

20160718_203451-e1475770203406

Disa studentë të Lite Regal duke u relaksuar e duke lozur Board Games

Çfarë përfshin Kursi

Kostoja e programit të Shkollës Verore në Institutin Arsimor LITE Regal është £3,995 dhe përfshin si më poshtë:

Shkollimin

  • 40+ orë mësimdhënie gjatë dy javëve
  • të gjitha materialet e kursit
  • lektorë të ftuar dhe vizita industriale
  • raporte akademike dhe certifikata

Jetesën

  • akomodim në Kampusin Universitar
  • mëngjes, drekë dhe darkë
  • linjë interneti pa pagesë

Programe Sociale

  • gamë të gjerë aktivitetesh në pasdite dhe në mbrëmje
  • 3 ekskursione me shoqërues në pjesë të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar
  • festën e diplomimit

Shtesë

  • Paketa e mirëpritjes së LITE Regal
  • bluzë
  • suvenir

20160720_173730-e1476183013526

Studentët e Lite Regal duke shijuar kohën e lirë

Akomodimi dhe ushqimi

Nëse studenti ose prindi zgjedh Kembrixh si vendndodhjen e studimeve të tij, atëherë të gjitha kurset zhvillohen në Universitetin e Kembrixhit, dhe nëse studenti zgjedh Londrën si vendndodhjen e studimeve të tij, atëherë Kursi do të zhvillohet në Universitetin e Londrës.

Të gjithë studentët jetojnë, ushqehen dhe të studiojnë brenda Kampusit të sigurt të Universitetit të Kembrixhit apo të Londrës.

Llojet e akomodimit ndryshojnë nga Kolegji në Kolegj dhe sipas kërkesave të studentëve. Ofrohen  dhoma teke ose dhoma me tualet privat apo dhe dhoma dyshe të përbashkëta. Përgjegjësi ynë i akomodimit është pothuajse e sigurt që do të përmbushë çdo kërkesë tuaj. Ju lutem, pyesni në kohën e rezervimit.

Është e rëndësishme të dini se të gjitha vaktet e ushqimit janë të përfshira në çmimin e kursit (mëngjesi, dreka dhe darka) dhe hahen gjithmonë në mensën e Universitetit. Ushqimi është gjithmonë i larmishëm me një përzgjedhje të gjerë ushqimesh të ngrohta dhe të ftohta kështu që studentët nuk do të ndihen të uritur. Gjithmonë ka mundësi vegjetariane ose dhe mish.

Në dispozicion është gjithmonë dhe ushqim hallall ose kërkesa të tjera dietike për të plotësuar çdo nevojë të studentëve.

Qendrat dhe Vendndodhjet tona

Kolegjet tona në brendësi të Universitetit të Kembrixhit dhe Universitetit të Londrës, u mundësojnë studentëve jetesën, studimin dhe akomodimin në një prej këtyre Kolegjeve prestigjioze për t’i motivuar dhe frymëzuar ata.

summer-camp-51

Një nga qendrat tona, Kampusi Christi Kembrixh

Kembrixh

  • Kampusi i Kolegjit Christi
  • Universiteti Kembrixh
  • Kolegji Jesus
  • Universiteti Kembrixh
  • Kolegji Murray Edwards
  • Universiteti Kembrixh

Londër

  • Instituti Arsimor
  • Kolegji Universitar Londër

Kurset e ofruara

Kurse Verore për moshat 13 – 15 vjeç

 

summer-camp-61

Disa nga studentët e Lite Regal shfaqin Certifikatat e tyre në përfundim të Kursit

Aftësitë inspiruese të shekullit të 21-të.

Ky kurs u drejtohet studentëve që synojnë të studiojnë një program të kombinuar kursesh duke u mundësuar studimin e 2 lëndëve nga një listë prej 14 lëndëve të ofruara.

Duke zgjedhur 2 lëndë studentët mund të eksplorojnë më në brendësi lëndët që u interesojnë për të marrë njohuri më të thelluara në to. Studentët mund të ndjekin ose lëndë ekzistuese të kurrikulës së tyre nga shkolla e mesme ose mund të përzgjedhin diçka të re.

Lëndët me përzgjedhje përfshijnë Psikologjinë, Inxhinierinë, Aftësitë e shekullit të 21-të, Matematikën, Historinë dhe shumë më tepër. Studentëve që ndjekin programin 4 javor u kërkohet të zgjedhin 2 lëndë nga mundësitë e programit të paradites dhe 2 lëndë nga mundësitë e programit të pasdites.

Shkrim kreativ (Moshat 13 – 15 vjeç).

Ky kurs u drejtohet studentëve të të gjitha niveleve që kanë pasion shkrimin. Duke organizuar së bashku studentët me interesa dhe qëllime të njëjta ata mësojnë se si të përmirësojnë aftësitë e tyre në të shkruar dhe të eksplorojnë më tej krijimtarinë e tyre. Lënda ka të bëjë teknikat kryesore të shkrimit krijues dhe është kryesisht projekt i drejtuar në grupe të vogla ku zhvillohen teknikat e mësimdhënies së provuar në klasë.

Akademia e filmit (Moshat 13 – 15 vjeç).

Kursi i Akademisë së Filmit në LITE Regal ju lejon të ndiqni interesat tuaja në regjizurë dhe në aftësitë e të shkruarit krijues. Gjatë kursit të realizimit të filmave dhe të skenarit, do të mësoheni nga profesionistë të filmit dhe mësues me përvojë të gjerë në këtë industri. Do të keni akses të drejtpërdrejt dhe trajnim praktik në të gjitha aspektet e prodhimit të filmit, duke përfshirë punën me kamera, redaktimin, ndriçimin, shkrimin e skenarëve, dhe menaxhimin e prodhimit. Do të prodhoni filma në grup (duke mësuar punën në grup), si dhe do të krijoni një film të shkurtër personal duke paraqitur të gjitha njohuritë e fituara në kurs mbi shkrimin krijues dhe studimet mbi filmin.

Të folurit në publik dhe të Debatuarit (Moshat 13 – 15 vjeç).

Ky kurs u drejtohet atyre studentë që dëshirojnë të mësojnë si të komunikojnë në mënyrë efektive dhe me besim. Do t’ju japë studentëve mundësinë të praktikojnë të debatuarit si dhe aftësinë e të shkruarit dhe të folurit publik nëpërmjet një seri seminaresh dhe leksionesh. Të Folurit Publik është një aftësi shumë e rëndësishme që i lejon studentët të fitojnë besimin e duhur në të folurit publik.

Kurse Verore Intensive të gjuhës angleze (Moshat 13 – 15 vjeç).

Kursi Veror Intensiv i Gjuhës Angleze pranë LITE Regal është projektuar për studentë të cilët nuk kanë gjuhën angleze si gjuhë amtare dhe është hartuar nga ekspertë, ekskluzivisht për Lite Regal, për të siguruar shkollimin më të mirë, ndërsa studioni pranë nesh. Kursi ofron mbështetje të përshtatur për të rinj ambiciozë që kërkojnë të përmirësojnë gjuhën angleze për të fituar aftësi drejt rrugës së Universitetit dhe më gjerë. Ofrohet në grupe të vogla dhe mësimdhënia realizohet nga mësues amtarë të gjuhës angleze. Lite ka përvojë në mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë të huaj që prej vitit 1993.

Hyrje në Biznesin e Sipërmarrjes (Moshat 13 – 15 vjeç).

Ky kurs do t’ju ofrojë studentëve një hyrje në fushën e Biznesit dhe do të eksplorojë e nxisë tek ta frymën sipërmarrëse. Studime të rasteve për Sipërmarrësit e Biznesit si Mark Zuckerberg nga Facebook do të studiohen dhe studentëve do t’ju kërkohet të flasin për 1 Sipërmarrës që admirojnë nga shteti i tyre. Parimet dhe idetë e biznesit do të jenë pjesë e mësimit gjatë këtij kursi. Është një kurs tepër i frekuentuar i përshtatshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre në të ardhmen, të studiojnë Biznes në Universitet, apo të jenë të rrethuar nga të rinj të tjerë të fushës së biznesit.

Kurset Verore për moshat 15 – 18 vjeç

summer-camp-72
Studentët e grupit të Biznesit të Lite Regal gjatë një seminari

Biznesi i Sipërmarrjes (Moshat 15 – 18 vjeç).

Ky kurs është për ata studentë të cilët dëshirojnë të studiojnë lëndët e Ekonomisë ose të Biznesit në Universitet dhe/ose dëshirojnë të bëhen Sipërmarrës ambiciozë. Përmbajtja akademike e këtij kursi do të eksplorojë botën e sipërmarrjes dhe do të nxisë studentët të kërkojnë mënyra të krijimit dhe menaxhimit të një biznesi të suksesshëm. Studentët do të mësojnë parimet e etikës së biznesit dhe rolin e rëndësishëm të Mediave Sociale në sipërmarrjen e shekullit të 21-të. Shkolla e Biznesit së Sipërmarrjes Lite Regal, ka një nga programet lider më inovativ dhe përfshirës në treg për grupmoshat 16-18 vjeç. Modeli ynë i Shkollës së Biznesit i përgatit studentët që të jenë të suksesshëm në një mjedis biznesi dhe u ofron atyre modele e burime suksesi. Misioni ynë është të prezantojmë të rinjtë në teorinë dhe parimet e biznesit.

Shkrimi kreativ (Moshat 15 – 18 vjeç).

Studentët do të prezantohen ndaj formave të ndryshme të shkrimit, të tilla si prozë e shkurtër letrare, poezi dhe dramë. Gjithashtu do të kenë mundësinë të eksperimentojnë këto zhanre me shkrim. Zakonisht mësimi realizohet me teknikën dhe formën e diskutimeve, detyrave të leximit dhe ushtrimeve me shkrim. Studentët njihen me konceptin e realizimit të një projekti në të shkruar (workshop), dhe ndajnë elementë me bashkëmoshatarët e tyre për të dhënë e për të marrë reagime pozitive. Ky kurs inkurajon fazat e zhvillimit të punës krijuese në një gamë të gjerë të formave të shkrimit dhe të zhanreve dhe u lejon studentëve të kuptojnë se si me anë të shkrimit mund të shprehin vizionet individuale.

Parapërgatitje për shkollën e Inxhinierisë (Moshat 15 – 18 vjeç).

Ky kurs i dedikohet inxhinierëve të rinj të së nesërmes. Çmimi fitues i kursit kryesisht u drejtohet studentëve që dëshirojnë të studiojnë Inxhinieri ose një lëndë Inxhinierie në një nga Universitet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, ose atyre që janë të interesuar në ndërtimin e gjërave të reja apo dhe kuriozëve mbi funksionimin e këtyre gjërave. Gjithashtu do të keni mundësinë të “ekspozoheni” ndaj simulimeve praktike për të dizajnuar dhe ndërtuar struktura të përforcuar nga njohuritë e fituara. Nëpërmjet teorisë dhe zbatimit praktik por dhe diskutimeve në grup, të mësuarit do të jetë i kënaqshëm, i dobishëm dhe intelektualisht stimulues. Do të ketë projekte ku studentët do të ndërtojnë dhe programojnë robotë, si dhe do të ndërtojnë raketa apo aeroplanë e do të mësojnë parimet Inxhinierike që i bëjnë ato të fluturojnë.

Akademia e Filmit (Moshat 15 – 18 vjeç).

Gjatë kursit të realizimit të filmave dhe të skenarit, do të mësoni nga profesionistë të filmit dhe mësues me përvojë të gjerë në këtë industri. Do të keni akses të drejtpërdrejt dhe trajnim praktik në të gjitha aspektet e prodhimit të filmit, duke përfshirë punën me kamera, redaktimin, ndriçimin, shkrimin e skenarëve, dhe menaxhimin e prodhimit. Do të prodhoni filma në grup (duke mësuar punën në grup), si dhe do të krijoni një film të shkurtër personal duke paraqitur të gjitha njohuritë e fituara në kurs mbi shkrimin krijues dhe studimet mbi filmin.

Lidershipi Botëror – Politikë, Filozofi dhe Ekonomi (Moshat 15 – 18 vjeç).

Ky kurs u drejtohet studentëve me interesa ndaj Politikës, Ekonomisë, Filozofisë dhe çështjeve aktuale. I përshtatshëm për studentë që e shohin veten e tyre si udhëheqës të mundshëm të së nesërmes dhe që dëshirojnë të nisin një karrierë në politikë, diplomaci apo pranë Kombeve të Bashkuara. Çdo student i cili mendon seriozisht të studiojë në një nga Universitetet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, ose dhe jashtë në degët e Ekonomisë, Marrëdhënieve Ndërkombëtare apo Shkencave Politike duhet të konsiderojë veten si pjesë e këtij kursi.

Parapërgatitje për shkollën e Drejtësisë (Moshat 15 – 18 vjeç).

Ky kurs është i përsosur për ata që dëshirojnë të njohin Ligjin në nivel Universitar dhe në veçanti për ata që dëshirojnë një vend në një nga Shkollat prestigjioze të Drejtësisë të tilla si Universiteti i Londrës (Kolegji Universitar i Londrës, Kings College) dhe Universiteti i Kembrixhit/Oxfordit. Ky kurs do t’ju ofrojë njohuri të plota duke ju parapërgatitur në të gjitha aspektet e teknikave të intervistimit, përgatitjes së deklaratave personale, përgatitjes për pjesëmarrje në Testimin e Pranimeve Kombëtare të Ligjit si dhe do t’ju paraqesë bazat e të kuptuarit të kornizave teorike në fushat kryesore të ligjit –Sistemi i Drejtësisë Civile, E Drejta Penale, E Drejta Ndërkombëtare, Ligji i Detyrimeve, Ligji i Kontratës, Ligji i Biznesit Ndërkombëtar.

Parapërgatitje për shkollën e Mjeksisë (Moshat 15 – 18 vjeç).

Hyrja në Shkollën e Mjekësisë është e vështirë! Ky kurs do t’ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj drejt Profesioneve të Mjekësisë. Drejtuar studentëve të cilët dëshirojnë të ndjekin një nga Profesionet e Mjekësisë dhe dëshirojnë të kalojnë një verë të rrethuar nga individë me të njëjtin botëkuptim. Ky kurs do t’ju japë besimin dhe njohuritë e duhura për aplikimin tuaj në Shkollën e Mjekësisë. Gjithashtu, këta studentë do të kenë mundësinë e aksesit të drejtpërdrejt mbi projektet dhe leksionet e njohurive teorike të përcjella gjatë vitit të 1-rë të Shkollës së Mjekësisë. Programi përfshin edhe një udhëtim në terren, në një Spital vendas mësimor, Lektorë të ftuar si dhe një vizitë në Fakultetin e Mjekësisë në një nga Shkollat kryesore të Mjekësisë.

Të folurit në Publik dhe të Debatuarit (Moshat 15 -18 vjeç).

Ky kurs i drejtohet grupmoshave 15 deri në 18 vjeç, të cilët dëshirojnë të mësojnë si të komunikojnë në mënyrë efektive dhe me besim. Do t’ju japë studentëve mundësinë të praktikojnë debatin si dhe aftësinë e të shkruarit dhe të folurit publik nëpërmjet një seri seminaresh dhe leksionesh.

Psikologji (Moshat 15 – 18 vjeç).

Kursi i psikologjisë si dhe çmimi fitues i këtij kursi nga Lite Regal, do t’ju ofrojë studentëve një përqasje dhe hyrje në temat e psikologjisë nga Universitetet kryesore të vendit. Kursi zhvillohet përmes aksesit të drejtpërdrejt në projektet dhe eksperimentet psikologjike tepër mbresëlënëse, për t’i ndihmuar studentët të fitojnë depërtim dhe njohuri të thella në mendimet e njeriut si dhe në sjelljen e lidhur me to. Këto projekte së bashku me mësimdhënien nga akademikë të lartë por dhe me kohën e kaluar me studentë të të njëjtave mendime e bëjnë këtë një kurs emocionues dhe të dobishëm.

Kurse Verore Intensive të gjuhës angleze (Moshat 15- 18 vjeç).

Pjesa akademike e kursit përbëhet nga më shumë se 25 orë mësimi në javë dhe përqendrohet në elementet kryesore të gjuhës angleze;

  • Të lexuarit: do të udhëzoheni dhe t’ju jepet mundësia të eksploroni një variacion të larmishëm tekstesh për lexim.
  • Të shkruarit: do të mësoni të gjitha stilet e ndryshme të të shkruarit, jo vetëm ato të të shkruarit krijues por edhe të formave formale e të biznesit.
  • Të folurit: aftësitë tuaja të të folurit do ë përmirësohen pasi ashtu si ju, dhe ne në LIRE Regal mendojmë se kjo është një pjesë e rëndësishme e çdo mësimi. Sigurohemi që ju të praktikoheni sa me shumë dhe të përmirësoni aftësitë tuaja komunikuese në çdo mundësi të ofruar.
  • Të dëgjuarit: kuptimi i gjuhës së folur është një element tepër i rëndësishëm i gjuhës angleze. Duke përmirësuar aftësitë tuaja në kuptimin e gjuhës së folur, do të ndihmoheni si në jetën sociale ashut edhe në atë studimore apo profesionale. Për këtë arsye i japin një rëndësi të veçantë kësaj pjese.

Për të interesuarit në përgatitjen e provimit IELTS të gjuhës angleze, ne ofrojmë klasa IELTS plotësuese të cilat studentët mund t’i ndjekin si pjesë e kursit.

Vizita në terren të fushave përkatëse

Veçantia e Institutit Arsimor Lite Regal i Shkollës Verore dhe ajo çka i bën Kurset tona të dallojnë nga shkollat e tjera verore, janë vizitat industriale në terren si dhe vizitat e lidhura drejpërdrejt me fushat universitare. Këto vizita u mundësojnë studentëve një pamje në brendësi të Kursetë tyre në botën reale.

summer-camp-81

Studentët e Kursit të Biznesit duke vizituar Kampusin e Google në Londër “Seize the Day” Carpa Dieum

Vizita Industriale të konfirmuara gjatë vitit 2019

Biznes

Shoredith Tech Hub,  Financial / Crowd Funding, Kampusi Google në Londër, Banka e Anglisë, Kompania Tech Hub në zonën e Shoredith dhe Kompani Financiare/ Ekonomike

Drejtësi

Gjykata Mbretërore e Drejtësisë, Qendra e Studimeve Juridike  Lincoln Inns

Akademia e filmit

Kompania fituese e çmimit Oskar Prime Focus PLC

Lider global

Shtëpitë e Parlamentit  Westminster VFX

Politikë

Shtëpitë e Parlamentit  Westminster VFX

Të debatuarit

Unioni i Studentëve të Universitetit Kembrixh – Zona e debatimit.

Parapërgatitje për shkollën e Mjekësisë

Kolegji Universitar i Londrës, Spitali mësimor dhe Shoqëria mjekësore

Gjuha angleze

Kompania Royal Shakespeare, Libraria britanike, Kampusi i Google

Inxhinieri

Universiteti Imperial/ Universiteti Kembrixh dhe Kompania Inxhinierike TBC

Rezervimet e Kursit

Nëse do të dëshironit të flisnit me një Personeli i Regjistrimeve, ju lutem na kontaktoni.

Vizat

Lite Regal i përmbahet Rregullave të vizave dhe të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, (UKVI -Viza dhe Emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar). Si rregull i përgjithshëm, nëse jeni shtetas i Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ose keni kombësi Zvicerane nuk ju nevojitet një vizë për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë shtetasit jo-anëtar të ZEE  duhet të pajisen me vizën duhur për të studiuar pranë nesh. Është e këshillueshme të kontrolloni faqen e internetit www.ukvisas.gov.uk nëse nuk jeni i sigurt. Duke qenë se LITE Regal është i akredituar nga KBA – Këshilli Britanik i Akreditimit,  ai njihet nga UKVI -Viza dhe Emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e Ministrisë së Brendshme, dhe ne mund t’ju sigurojmë një Vizë Studimi afatshkurtër në Mbretërinë e Bashkuar, sapo të jeni pranuar në institucionin tonë. Për më shumë informacione dhe ndihmë në lidhje me Vizat dhe Studimet pranë nesh, jemi të lumtur t’ju ndihmojmë.

Transporti nga aeroporti drejt Shkollës Verore.

Në lidhje me transportin nga aeroporti drejt Shkollës Verore, Lite Regal ofron shërbimin e transportit deri në kampuset e Kolegjit aty ku studentët do të qëndrojnë.

Gjithmonë kemi në dispozicion një anëtar të përkushtuar të stafit tone për këtë shërbim ,në mënyrë që siguria e studentëve të jetë primare. Kjo formë mirëpritje siguron transportin e sigurt të të rinjve pjesë e Shkollave Verore dhe lehtëson shqetësimin e prindërve.

Na kontaktoni

posta elektronike (e-mail): [email protected]

Zyra e Londrës: +44 (0) 207 460 5107

Zyra e Kembrixhit: